Sektori i industrisë së përpunimit të metalit

Prodhimi i metaleve

Prodhimi i metaleve, përfshin ndarjen e veprimtarive të shkrirjes dhe/ose rafinimit të metaleve me ngjyrë dhe pangjyrë nga xeherorja, metali i shkrirë ose nga mbeturinat, duke përdorur procese dhe teknika elektro-metalurgjike dhe procese të tjera metalurgjike. Po ashtu përfshin prodhimin e përzierjeve të metaleve dhe super-përzierjeve duke futur elemente të tjera kimike në metalet e pastra.

Nën sektori i përpunimit të metalit karakterizohet nga një grup i vogël i ndërmarrjeve të mëdha (industri tradicionale të zhvilluara në Kosovë para viteve të ‘90, shumica e të cilave tashmë janë privatizuar), të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të prodhimit, eksporteve dhe punësimit. Ndërmarrjet e këtij nën sektori, shfrytëzojnë resurset e pasura të Kosovës me xehe të metaleve (p.sh. nikelit), për të prodhuar metale bazë që zakonisht eksportohen, prodhimin e produkteve fundore (tuba të çeliktë, gypa të çeliktë, radiatorë për ngrohje, produkte të galvanizuar të çelikut, etj.).

Në këtë nën sektor, numri më i madh i ndërmarrjeve të regjistruara, janë ndërmarrje mikro dhe të vogla, shumica e të cilave merren me prodhimin e konstrukteve dhe produkteve të metalit që përdoren në industrinë e ndërtimit. Po ashtu, numër të madh të ndërmarrjeve ka prodhimi i komponentëve të metalit, përmes veprimtarisë së përpunimit metalurgjia pluhur, trajtimi dhe veshja e metaleve, si dhe prodhimi i produkteve të metaleve të çmuara, fijeve dhe aluminit.

Në vitin 2019, nën sektori ”Prodhimi i metaleve”, ka 93 ndërmarrje me 1.110 të punësuar dhe me qarkullim vjetor prej 90.55 milion euro.

Nën sektori “Prodhimi i metaleve”, në regjionin e Prishtinës, ka numrin më të lartë të të punësuarve, me 85.69% në 31 ndërmarrje si dhe me qarkullim vjetor prej 90.78%. Regjioni I Prizrenit ka 15.05% ndërmarrje me 3.82% të punësuar dhe me qarkullim vjetor prej 2.28%. Regjioni i Gjakovës, ka 13.98% ndërmarrje, 2.36% të punësuar dhe qarkullim vjetor prej 0.47%, si dhe regjioni i Ferizajt ka numër të ngjashëm të ndërmarrjeve, 13.98%, me 1.85%, të punësuar dhe me qarkullim prej 3.57%.

Vlera e eksporteve te nën sektori “Prodhimi i metaleve” është 75.87 milion euro. Eksporti me vendet e BE-së është 27.27%, me vendet e CEFTA-së, 27.76%, me vendet e EFTA-së 1.89% dhe me vendet tjera 43.08%. Eksportet e nën sektorit “Prodhimi i Metaleve”, më së tepërmi janë realizuar në Indi me 43.03%, në Itali me 17.99% dhe në Shqipëri me 10.78%. Eksportet me vendet e BE–së, në vitin 2019, në këtë nën sektor, janë në vlerë prej 20.69 milion euro dhe kanë shënuar rritje të lartë mbi 100%, krahasuar me vitin paraprak.

Tabela 28. Pasqyron të dhënat e eksportit në nën-sektorin (24) Prodhimi i metaleve, në nivelin 3 shifrorë

Prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve

Ky nën sektor përfshinë, përpunimin e produkteve nga metali duke i shndërruar në produkte finale si: thika, doreza, cilindra, veglave të ndryshme, kaçavida, tel dhe disa produkte të tjera.

Ndërmarrjet e përpunimit të metalit janë pothuajse tërësisht në pronësi private dhe janë të shpërndara anekënd Kosovës, numri më i madh i të cilave janë në regjionin e Prishtinës. Këto ndërmarrje punësojnë rreth ndërmarrje punësojnë rreth 8.85% të punësuarve në Kosovë. Ndërmarrjet e këtij nën sektori, kryesisht janë në pronësi të burrave, meqë vetëm 5.3% të fuqisë punëtore janë gra dhe 7% të kompanive janë aksionarë gra.

Në vitin 2019 nën sektori “Prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike”, ka 2,494 të punësuar në 581 ndërmarrje dhe me qarkullim në vlerë prej 105.62 milion euro.

Në vitin 2019, nën sektori “Prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve”, ka shënuar rritje në eksport për 9.19% dhe në import për 1.82%, krahasuar me vitin 2018.

Tabela 30. Eksporti në nënë-sektorin e prodhimit të produkteve të fabrikuara metalike

Vlera totale e eksporteve te nën sektori “Prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve” është 23.45 milion euro. Eksporti me vendet e BE-së është 40.36%, me vendet e CEFTA-së, 30.78%, me vendet e EFTA-së 21.20% dhe vendet tjera 7.66 %.

Në kuadër të nën sektorit “Prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve”, aktivitetit “Prodhimi i konstruksioneve metalike” prin në eksport me 42%, pasuar nga aktiviteti “Prodhimi i produkteve tjera metalike” me 39.65%.

 

Burimi: Departamenti i Industrisë/Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Raporti 2019 - Sektori C - Industria përpunuese