Sektori i industrisë së përpunimit të tekstilit

Prodhimi i tekstilit

Pas vitit 1999, Industria e tekstilit është ngritur me kombinimin e duhur të traditës, kreativitetit dhe përvojës ku shumë ndërmarrje private të reja kanë dalë nga familjet me traditë në përpunimin e lëkurave, gëzofëve, mbathjeve, thurjes, endjes dhe qepjes, dizajn erë të sofistikuar të rinj, tregtarë dhe investime të huaja. Nën sektori i “Prodhimit të tekstilit” ka potencial për zgjerim të konsiderueshëm të punësimit, qarkullimit dhe rritjes së eksporteve.

Në Kosovë aktualisht janë 111 ndërmarrje private të angazhuara në prodhimin e tekstilit, pjesa më e madhe e tyre janë prodhues të produkteve përfundimtare. Në këtë nën sektor ka hapësirë të konsiderueshme për investitorë.

Ndërmarrjet prodhuese të kësaj Industrie në Kosovë janë të përqëndruara kryesisht në rajonet: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, dhe Gjakovë. Prodhimet e tekstilit nga Kosova, më së tepërmi janë eksportuar në vendet e BE-së dhe në Vendet e CEFTA-së.

Në vitin 2019 në nën sektorin e tekstilit janë evidentuar 111 ndërmarrje, me 629 të punësuar dhe me vlerë qarkullimi prej 15.38 milion euro.

Eksporti në nën sektorin e “Prodhimit të tekstilit”, në vitin 2019, ka shënuar rritje për 28.34%, përderisa në vitin 2018, kishte rënie për 1.11 %, krahasuar me vitin 2017.

Vlera totale e eksporteve te ky nën sektor është 7.87 milion euro, ndërsa eksporti me vendet e BE-së është 48.11%, me vendet e CEFTA-së 38.61%, EFTA-së 1.04% dhe vendet tjera 12.25%. Nën sektori “Prodhimi i tekstilit” ka eksportuar në vendet e BE-së, në vlerë prej 3.78 milion euro, ndërsa vendi në të cilin ka eksportuar më së tepërmi është Gjermania me 59%. Eksporti në vendet e CEFTA-së, është 3.04 milion euro, ndërsa më së tepërmi është eksportuar në Maqedoninë e Veriut me 27.9%, në Serbi me 26% dhe në Shqipëri me 21.4%.

Tabela 14. Eksporti në nën sektorin Prodhimi i tekstilit

Prodhimi i veshjeve

Ndërmarrjet apo prodhuesit e Kosovës për veshmbathje dhe lëkura mund të zbërthehen në tri kategori:

a) Prej, Bëj dhe Shkurtoj (PBSh): njihet edhe si “prej e qep”, lohn dhe fason. Kjo është mundësi e madhe në përgjithësi për prodhuesit e veshmbathjeve në rajonin e Evropës Jug Lindore.

b) Shitësit vendas me pakicë të veshmbathjeve: shumë kompani të vogla shesin prodhimet standarde të veshmbathjeve dhe uniformave për tregjet tejet të fragmentuara vendore dhe të vendeve fqinje si dhe për pushtetin lokal.

c) Moda: Ka disa dizajnëve të lartë të veshmbathjeve të grave në Kosovë që shesin përmes atelieve të tyre dhe në dyqanet nëpër qytetet kryesore.

Përveç të qenit intensiv në punë, fuqia punëtore e veshmbathjeve është e dominuar nga gratë, dhe shumë prej bizneseve në këtë nën sektor janë nën pronësi ose drejtim të grave.

Nën sektori i “Prodhimit të veshjeve” sipas tabelës nr.15, në vitin 2019, ka 856 të punësuar, 210 ndërmarrje, dhe ka qarkullim me vlerë 8.51 milion euro. Në vitin 2019, te ky nën sektor, ka rënie në punësim, për një të punësuar më pak, dhe në numër të ndërmarrjeve për 7%, ndërsa qarkullimi ka shënuar rritje për 16.5%, krahasuar me vitin 2018.

Eksporti në nën sektorin “Prodhimi i veshjeve” ka pas rritje të konsiderueshme në tre vitet e fundit. Në vitin 2019 ky nën sektor ka shënuar rritje për 51.1 %, krahasuar me vitin paraprak, po ashtu rritje për 48.8% kishte në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017.

Burimi:Agjencia e Statistikave të Kosovës

Vlera totale e eksporteve te ky nën sektor është 3.29 milion euro, përderisa eksporti me vendet e BE-së është 62%, me vendet e CEFTA-së 17.51%, EFTA-së 3.69 % dhe vendet tjera 18.61%. Produktet e nën sektorit “Prodhimi i veshjeve”, në vendet e BE-së, më së tepërmi janë eksportuar në Itali me 31.24% dhe në Holandë me 23.41%.

Prodhimi i Lëkurës dhe Produkteve prej Lëkurës

Industria e lëkurës në Kosovë e ka zanafillën në traditën e regjësve të lëkurës dhe saraçëve për përpunimin e lëkurës dhe prodhimin e këpucëve dhe daton që nga viti 1945.

Nën sektori i “Lëkurës dhe produkteve prej lëkure”, ka ndikim optimal në punësim, me lëvizje të lehtë gjatë tri viteve të fundit. Nga ky fakt është analizuar numri i ndërmarrjeve, të punësuarve si dhe qarkullimi vjetor për vitet 2017-2019. Në këtë nën sektor, në vitin 2019, numri i ndërmarrjeve është 29, numri i të punësuarve është 379, dhe qarkullim vjetor në vlerë prej 7.15 milion euro. Ky nën sektor ka shënuar rënie në punësim për 51 të punësuar apo 11.87% dhe në numër të ndërmarrjeve për 21.62%, ndërsa qarkullimi ka shënuar rritje për 5.05%, krahasuar me vitin 2018.

Eksporti në nën sektorin “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës”, në vitin 2019, ka shënuar rritje për 12.62%, krahasuar me vitin paraprak.

Tabela 18. Eksporti në nën sektorin e prodhimit të lëkurës(15).

Vlera totale e eksporteve te nën sektori “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës” është 3.08 milion euro. Produktet eksportohen kryesisht në vendet e BE-së me 83.45%, në vendet e CEFTA-së me 16.25%, ndërsa me një përqindje shumë të ulët në vendet e EFTA-së me 0.23% dhe në vendet tjera me vetëm 0.07%.

Vendet në të cilat më së tepërmi janë eksportuar produktet e këtij nën sektor janë në Itali me 39.32%, në Francë me 39.12% dhe në Shqipëri me 6.94%.

Sipas tabelës nr.18, Aktiviteti “Prodhimi i këpucëve” ka vlerë prej 2.23 milion euro në vitin 2019, ku ka shënuar rritje në eksport për 25.62%, krahasuar me vitin 2018. Produktet e këpucëve, në vendet e BE-së, janë eksportuar në Itali me 64.95%, në Francë me 26.56%, në Gjermani 5.29%, etj.

 

Burimi: Departamenti i Industrisë/Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Raporti 2019 - Sektori C - Industria përpunuese