Sektori i teknologjisë informative

Sektori i TIK-KPA-QPK është sektor me potencial për punësimin e të rinjve dhe zhvillim të inovacioneve, i cili do të mund të ndihmonte në zhvillimin ekonomik të Kosovës në aspekt afatgjatë. Aktualisht, në këtë sektor ekzistojnë 220 kompani të regjistruara, mes të cilave 120 konsiderohet se janë aktive. Në bazë të përgjigjeve të pranuara nga bizneset që kanë deklaruar se operojnë në sektorin e KPA dhe/ose QPK-së, mund të thuhet se përafërsisht 20% e bizneseve janë të involvuara drejtpërsëdrejti në këtë sektor. Shumica e bizneseve në fushën e TIK ofrojnë produkte apo shërbime të ndërlidhura me telekomunikacionin, këshillimin lidhur me harduerin, këshillimin lidhur me softuerin dhe furnizimin, dhe janë të angazhuar në veprimtari tjera të ndërlidhura me botën kompjuterike. Ndryshimet më të theksuara pozitive në veprimtarinë e këtij sektori vërehen në i) trajnim, certifikim dhe konsulencë, ii) zhvillim softueri dhe programim, dhe iii) sigurim të shërbimeve të internetit. Në kuptim të ndarjes gjeografike, 45% të kompanive ndodhen në komunën e Prishtinës, ndërsa 84.5% të tyre kanë më pak se 10 punëtorë. Përveç kësaj, 87% të kompanive në fushën e TIK janë pronë e plotë e Kosovarëve, ndërsa shumica prej tyre janë biznese individuale.

Shumica e kompanive në sektorin e TIK janë biznese mikro dhe të vogla. Sipas bazës së të dhënave të AKT-së, 84.5% janë mikrobiznese, 12.7% janë të vogla, 2.4% janë të mesme, 0.4% janë ndërmarrje të mëdha.

Figura 1: Ndarja e bizneseve sipas madhësisë (numrit të punonjësve):

Nga analizimi i anketës së STIKK lidhur me veprimtarinë afariste përbrenda sektorit të TIK, vërehen disa ndryshime të cilat pasqyrojnë disa lëvizje të vogla brenda industrisë.

Tabela 1 : Veprimtaria afariste: