Sektori i industrisë së përpunimit të plastikës dhe të gomës

Prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës

Produktet kryesore që prodhohen nga ndërmarrjet e gomës dhe plastikës në Kosovë janë: prodhimi i qeseve, thasëve për mbeturina, bocave fryrëse, shisheve plastike, kutive plastike farmaceutike dhe për argjendari, dritareve dhe dyerve të plastikës, roletave, gypave të plastikës për ujë dhe kanalizim, kova plastike, ambalazh plastike për jogurt, pastaj mbështjellëse të gomave, plastika të gomës, rripa trapez, shirita transportues, lodra te ndryshme prej gomës dhe plastikës, etj.

Nën sektori “Prodhimi i gomës dhe plastikës”, në vitin 2019 ka 2,793 të punësuar në 481 ndërmarrje dhe qarkullim vjetor prej 131.06 milion euro. Ky nën sektor ka shënuar rritje në punësim për 17.64% dhe në qarkullim për 14.4%.

Në nivel regjional, në këtë nën sektor prin nën aktiviteti “Prodhimi i artikujve të plastikës për ndërtimtari” prin në regjionin e Prishtinës në punësim me 26.88% në 84 ndërmarrje dhe në qarkullim me 32.72%. Regjioni i Gjilanit ka të punësuar17.28% në 51 ndërmarrje dhe qarkullim 21.34% kurse në regjionin e Prizrenit ka 16.79% të punësuar në 55 ndërmarrje dhe me qarkullim 17.26%.

Eksportet e nën sektorit, “Prodhimi i produkteve të gomës dhe plastikës”, ka shënuar vlerë prej 155.21 milion euro. Në vitin 2019 ky nën sektor ka shënuar rritje për 10.85%, krahasuar me vitin 2018.

Tabela 26. Eksporti në nën sektorin Prodhimi i gomës dhe plastikës

Vlera totale e eksporteve te ky nën sektor është 51.49 milion euro eksporti me vendet e BE-së është 49.46%, me vendet e CEFTA-së, 28.23%, me vendet e EFTA-së 14.56% dhe me vendet tjera 7.75 %. Në vendet e BE-së, shtetet ku më së shumti janë eksportuar produktet e nën sektorit “Prodhimi i produkteve të gomës dhe plastikës” janë në Holandë me 40.51%, në Gjermani me 33.50% në Belgjikë me 7.9%, në Bullgari me 3.84%, etj.

 

Burimi: Departamenti i Industrisë/Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Raporti 2019 - Sektori C - Industria përpunuese