Prodhimi i produkteve kimike
Industria kimike është një nga degët e rëndësishme të ekonomisë moderne dhe produktet e saj përdoren në sektorë tjerë të ekonomisë, siç është bujqësia, prodhimi, ndërtimi dhe shërbimet. Industria kimike është shumë komplekse, ka më shumë se 200 nën sektorë, numri i produkteve të këtij nën sektori arrin 1 milion produkte.
Një grupim i nën sektorëve të industrisë kimike, zakonisht ka tre përbërës e që janë:
- Industria kimike e lidhur me nxjerrjen dhe pasurimin e minierave dhe lëndëve të para kimike - shkëmbin fosfat, kripërat e natriumit dhe kaliumit, squfur, etj.
- Industria kimike kryesore, prodhimi i plehrave minerale, acideve, kripërave, alkaleve, etj.
- Industria e polimerive, bazuar kryesisht në sintezën organike dhe duke përfshirë prodhimin e sintetikes dhe plastikës, fibrave kimike, gomë sintetike, ngjyrave sintetike etj.
Nën sektori “Prodhimi i produkteve kimike”, sipas tabelës nr. 23, në vitin 2019, ka 624 të punësuar në 85 ndërmarrje, si dhe qarkullim vjetor prej 27.81 milion euro.
Nën sektori “Prodhimi i produkteve kimike” në regjionin e Prishtinës, në vitin 2019, ka 26 ndërmarrje me 25.27% të punësuar dhe qarkullim prej 29.20%. Pas regjionit të Prishtinës radhitet Prizreni me 16.90% të punësuar në 17 ndërmarrje dhe me qarkullim prej 14.35%. Regjioni i Gjilanit dhe regjioni i Mitrovicës kanë numër të njëjtë të ndërmarrjeve me nga 11.76%, por me numër të punësuarve të ndryshëm, me 20.12% përkatësisht 15.06%, ndërsa në qarkullim regjioni i Gjilanit merr pjesë me 8.40% dhe regjioni i Mitrovicës me 19.03%.
Eksporti në nën sektorin “Prodhimi i produkteve kimike”, ka shënuar rritje në vitin 2019 për 39.09% dhe në vitin 2018 për 3.45%, krahasuar me vitin paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të Sektorit-C, nën sektori “Prodhimi i produkteve kimike” ka 0.51% ndërmarrje eksportuese, ndërsa në kuadër të këtij nën sektori, nga 85 ndërmarrje, 27.06% janë eksportuese.
Tabela 24. Eksporti në nën sektorin (20) prodhimi i produkteve kimike
Vlera totale e eksporteve te nën sektori “Prodhimi i produkteve kimike” është 8.16 milion euro. Eksporti në vendet e BE-së është 33.44%, në vendet e CEFTA-së 58.76%, në vendet e EFTAsë 2.02% dhe në vendet tjera me 0.78%.
Eksportet e nën sektorit “Prodhimi i produkteve kimike”, më së tepërmi janë realizuar në Shqipëri me 27.37%, në Maqedoninë e Veriut me 16.51%, dhe në Gjermani me 11.08%.
Burimi: Departamenti i Industrisë/Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Raporti 2019 - Sektori C - Industria përpunuese