Informata të përgjithshme

 

Emri zyrtar i vendit

Republika e Kosovës

Sipërfaqja

10,908 km²

Popullsia

1,8 milion

Kryeqyteti

Prishtina (popullsia 200,000)

Destinimi i tokës

  • 53 % agrikulture
  • 41 % pyje
  • 1% ujë
  • 5% të tjera (infrastrukturë dhe zona urbane)

Përbërja etnike

  • 90 % Shqiptarë,
  • 5 % Serb
  • 2 % Boshnjak dhe Goran
  • 2 % Romë dhe 1 % Turq

Kategorizimi

  • 42 % urban,
  • 58 % rural

Diaspora

mbi 800,000 banorë jetojnë jashtë vendit

Gjuhët

Gjuha shqip dhe serbishte janë zyrtare, ndërkaq gjuha angleze flitet gjeresisht. Në masë të madhe flitet edhe gjuha gjermane.

Legjislacioni

Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj, duke u bërë shteti i fundit që lind pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Nga shpallja e pavarësisë së Kosovës është themeluar një republikë demokratike, laike dhe multi-etnike, e cila i promovon të drejtat e të gjitha komuniteteve. Në prill të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi kushtetutën e vendit, e cila hyri në fuqi në qershor të vitit 2008.

Sistemi ligjor i Kosovës është  ri-hartuar vazhdimisht që nga viti 1999.

Legjislacioni në fuqi përfshijnë:

  • Ligjet dhe rregulloret e nxjerra nga Kuvendi i Republikës së Kosovës
  • Rregulloret e shpallura nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm gjatë Misionit të

        Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë;

  • Ligjet në fuqi në Kosovë deri më 22 mars, 1989

Çdo ligj është në dispozicion në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, dhe mund të gjendet në formë elektronike në GAZETA ZYRTARE: https://gzk.rks-gov.net/

Valuta

Euro (€)

BPV Norma reale e rritjes 2021

10.7%

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës 

BPV për kokë banori 2021

€ 4,486

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës 

Sektori Financiar

Dy sisteme të nivelit bankar të përbëra nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës,10 banka private, 15 kompani të sigurimeve, 2 sisteme pensionale (publike dhe private), 18 institucione mikrofinanciare.

Ndërmarrjet

Afër 40,000 NVM kanë qenë aktive në vitin 2015, rreth 50 % e tyre kanë qenë të kyçura në tregti dhe industri.

Numri i ndërmarrjeve shoqërore në portofolin e AKP-së është 615, ku 374 ndërmarrje shoqërore janë privatizuar pjesërisht qe ka rezultuar me shitjen e 769 ndërmarrjeve të reja dhe me 1,398 asete të shitura përmes likuidimit, gjithsej 2.167 asete të shitura. Asete akoma të paprivatizuara janë edhe 2,329, apo shprehur në përqindje rreth 52 % e aseteve janë të paprivatizuara/shitura.

Burimi: Agjencia Kosovare e Privatizimit

Buxheti

Në vitin 2021:  2,454,209,105 € 

Burimi: Ministria e Financave 

Tarifat/Detyrimet doganore

  • 10 % taksa doganore në import;
  • Nuk ka detyrime për mallrat kapitale dhe të ndërmjetme, apo materiale të caktuara të

        papërpunuara;

  • Akciza për lëndë djegëse, duhan, alkool dhe mallra luksoze;
  • Taksa në eksport 0%.

Sistemi tatimor

  • Shkalla e TVSH-së është  8% për produktet bazë (shërbimet dhe shporta e ushqimit) dhe  18%

        për produktet tjera;

  • Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatës 10 %;
  • Tatimi mbi devidente 0%;
  • Tatimi mbi të Ardhurat Personale është progresiv (maksimumi 10%)

Tregtia e lirë

  • Marrëveshja e Stabilizim Asociimit -MSA me Bashkësinë Evropiane
  • Marrëveshje për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore – CEFTA
  • Programi i Sistemit të Gjeneralizuar të Preferencave (Generalized System of Preferences (GSP)

       Program)me SHBA, Japoninë dhe Norvegjinë

  • Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë (pret ratifikimin nga Kosova)

Tregu i punës

Përparësia kryesore e fuqisë punëtore Kosovare është kostoja e ulët operative. Paga mujore neto midis 300 dhe 400 euro.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës 

Vendndodhja gjeografike

Kosova ndodhet në qendër të Ballkanit, dhe ajo kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë

Komunikimi

Kosova ka një sistem telekomunikimi të zhvilluar mirë.

Ka më se 328 telefona me pagesë të cilët janë të vendosur në vende publike si dhe  brenda zyrave postare. Vala, IPKO, D3 dhe Z-Mobile janë ofrues të shërbimeve GSM në Kosovë  dhe roamingu ofrohet nga shumica e ofruesve të shërbimeve telefonike ndërkombëtare.Nëse qëndroni më gjatë në Kosovë ju rekomandohet të blini një numër lokal me parapagesë.

Rreth 74% të ekonomive familjare mbulohen nga rrjeti i internetit.

Burimi: Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Kujdesi shëndetësor

Ekzistojnë shtatë spitale rajonale të vendosura në qytetet më të mëdha të Kosovës. Për më tepër, këto janë të mbështetura nga qendrat shëndetësore në secilën prej 38 komunave të vendit.

Përveç Sistemit Publik Shëndetësor, në Kosovë ka spitale të shumta private. Barnatoret e furnizuara mirë mund të gjenden në çdo qytet, në tërë Kosovën, disa prej tyre janë të hapura 24 orë.

Zona kohore

Koha e Evropës Qendrore  (GMT+1)