Profili Ekonomik
Mjedisi afarist në Republikën e Kosovës është duke u bërë ndër më konkurruesit në rajon. Përparësitë e krijuara sikurse janë sistemi i shkëlqyer tatimor, burimet e bollshme natyrore, regjistrimi i shpejtë dhe i lehtë i bizneseve, ligjet transparente mbi investimet e huaja dhe përparësitë tjera e bëjnë Kosovën një mjedis atraktiv dhe të favorshëm për investitorët e huaj.
Republika e Kosovës shquhet si vendi me mundësi të mëdha për investime në Ballkan, pra një arsye e fortë tërheqëse për investitorët ndërkombëtarë si një vend primar për investimet e tyre.
BPV Norma reale e rritjes 2023: 4.1 %
BPV për kokë banori 2023: € 6,101
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës/Ministria e Ekonomisë
Bruto produkti vendor për vitet ( 2016-2023)

Tregtia e lirë:
- Marrëveshja e Stabilizim Asociimit MSA me Bashkësinë Evropiane
- Marrëveshje për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore – CEFTA
- Programi i Sistemit të Gjeneralizuar të Preferencave (Generalized System of Preferences (GSP) Program) me SHBA, Japoninë dhe Norvegjinë
- Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë
- Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA (pret ratifikimin nga Kosova)



