Shpallje

NJOFTIM PËR SHTYRJE TË AFATIT PËR SKEMËN E GRANTEVE PËR ENERGJI TË PASTËR – FAZA 2

Prishtinë, 27/07/2026

NJOFTIM PËR SHTYRJE TË AFATIT PËR SKEMËN E GRANTEVE PËR ENERGJI TË PASTËR – FAZA 2

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme se është shtyrë afati për aplikim në Skemën e Granteve për Energji të Pastër – Faza 2.
Aplikimi mbetet i hapur deri më datë: 09.08.2026 deri në orën 24:00.
Ky vendim është marrë me qëllim që t’u ofrohet bizneseve të interesuara kohë shtesë për përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, duke mundësuar një pjesëmarrje sa më të gjerë në këtë skemë mbështetëse.
Për më shumë informata, gjeni të bashkangjitur vegëzat e nevojshme: https://kiesa.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,5,1165
Të gjitha kushtet, kriteret dhe dokumentacioni i kërkuar për aplikim mbeten të pandryshuara, sipas Thirrjes Publike të publikuar 07/07/2026, aplikimi bëhet përmes platformës eKosova: https://ekosova.rks-gov.net.