Arsyet për të investuar

 Vend strategjik

Ndodhet në qendër të Ballkanit. Kosova ofron qasje të lehtë në përmestransportit ajror, rrugor, hekurudhor dhe tri porteve detare si:

- Selaniku, Greqi: 329.0 km
- Durrës, Shqipëri: 262 km
- Tivar (Bar), Mali i Zi: 299 km

Distanca e udhëtimit nga Prishtina për në Qendrat Regjionale shprehur në kilometra (km):

Qyteti

Kilometra

Shkupi

86

Sofja

279

Selaniku

329

Tirana

256

Beogradi

355

Durrësi

 262

Sarajeva

390

Bari - Itali

531

Zagrebi

741

Budapesti

747

 

Mjedisi i biznesit në Kosovë

Mjedisi i biznesit në Republikën e Kosovës është duke u bërëndër më konkurruesit në rajon. Përparësitë e krijuara, sikurse janë sistemi i favorshëm i taksave, burimet e bollshme natyrore, regjistrimi i shpejtë dhe i lehtë i bizneseve, ligjet transparente mbi investimet e huaja dhe përparësitëtjera, e bëjnë Kosovën një mjedis atraktiv dhe të favorshëm për investuesit e huaj.

Për kompanitë që kërkojnë të investojnë në një vend me shpenzime të vogla e me qasje të lehtë në BE, në Evropën Qendrore dhe në tregjet e Ballkanit, Kosova paraqet një mundësi shumë atraktive.

Për herë të parë në Kosovë, një investitor mund të regjistrojë biznesin për 2 ditë, falas me zero kapital çarter (për SHPK-t).

Në raportin tregues të Bankës Botërore për të Bërit Biznes 2016, Kosova është renditur ne pozitën e 60-të në botë, duke konfirmuar progres të madh të Kosovës në zbatimin e reformave dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.

Regjimi i Tregut të Lirë

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) me Bashkimin Evropian (BE) – e nënshkruar në Tetor 2015 në fuqi që nga 1 Prilli i vitit 2016. ( Për informata më të detajizuara lidhur me MSA i gjeni në (https://mti.rks-gov.net)

  • Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me BE-në (28 vende).
  • Treg me mbi 500 milion – i treti madh në botë për nga popullsia pas Kinës dhe Indisë

             CEFTA (2006)

  • Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Evropën Qendrore (CEFTA), përfshinë 7 vendet jo-anëtare të BE-së: Shqipërinë, Bosnja dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Moldavinë, Malin i Zi dhe Serbinë
  • Popullsia: 21 milion

Programi i Sistemit të Gjeneralizuar të Preferencave (Generalized System of Preferences (GSP) Program)  me SHBA, Japoninë dhe Norvegjinë

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë (pret ratifikimin nga Kosova)

Stabiliteti Ekonomik

Zhvillimi real i ekonomisë , i matur me prodhimin e brendshëm bruto (PBB), ka qenë i favorshëm viteve të fundit, duke treguar një trend pozitiv dhe vazhdimisht në rritje, pavarësisht efekteve të krizës financiare ndërkombëtare.

Investimet dhe konsumi i sektorit privat po behën faktorët kyç në ngritjen e ekonomisë. Këto investime po udhëhiqen kryesisht nga zgjerimi i shpejtë i sektorit financiar. Për më tepër, Qeveria Kosovare po zbaton një politikë fiskale të qëndrueshme  dhe largpamëse. Baza e të ardhurave në tatim është zgjeruar ashtu që ka bërë që shpenzimet e Qeverise të rriten  kurse nga ana tjetër ka mbështetur ngritjen e ekonomisë.

Kosova udhëheq një politikë monetare shumë të qëndrueshme. Kosova është një prej vendeve të pakta jashtë zonës së BE-së që e ka paraqitur Euro-n si valutë zyrtare të saj. Duke e eliminuar rrezikun e shkallës së shkëmbimit janë ulur shpenzimet e transaksioneve, dhe është mundësuar promovimi i tregtisë dhe investimeve. Për shkak të mungesës së instrumenteve monetare që rrjedhin nga përdorimi i Euro-s, Kosova nuk zbaton asnjë politikë të rrezikut monetar. Pritet që në të ardhmen çmimet të jenë të qëndrueshme.

Kosto e ulët e operimit

Përparësia kryesore e fuqisë punëtore Kosovare është kostoja e ulët operative. Paga mujore neto midis 300 dhe 400 €.

Pakoja e re fiskale (nga  Shtatori 2015) për të nxitur ekonominë formale

  • TVSH: 8% për produktet bazë (shërbimet dhe shporta e ushqimit) dhe18% për produktet tjera
  • Tatimi në Dividendë: 0%

Liberalizimi i Importit:

  • Linjat e prodhimit dhe pajisjet për prodhim
  • Lënda e parë për prodhim (që nuk prodhohet në Kosovë)
  • Pajisjet e teknologjisë informative (TI)

Sistemi Elektronik i Prokurimit

Tatimi në të Ardhurat e Korporatave: 10%

Tatimi mbi të  Ardhurat Personale: 0 - 10 % (progresive)

Kontributi pensional i detyruar: 5%

Kodi specifik  tatimor për zhvlerësim

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat e Korporatës (nr.03/L- 162), shuma e lejuar për zbritje të zhvlerësimit për periudhën tatimore do të përcaktohet me aplikimin e përqindjeve të poshtëshënuara për llogaritë kapitale përmes metodës së balancimit të zbritjes:

Kategoria 1: Ndërtesat; pesë për qind (5%)

Kategoria 2: Automjetet dhe pajisjet për zyre; njëzet për qind (20%)

Kategoria 3: Makineritë dhe automjetet për transport të rëndë; pesëmbëdhjetë për qind (15%)