LIGJ PËR INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Ky ligj ka për qëllim nxitjen, tërheqjen dhe krijimin e kushteve për realizimin e investimeve
strategjike në Republikën e Kosovës, si dhe të përcaktojë procedurat administrative dhe kriteret
për vlerësimin, zgjedhjen, implementimin dhe mbikëqyrjen e projekteve strategjike si dhe
përcaktimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të pronës së Republikës së Kosovës për
qëllim të zbatimit të projekteve për investime strategjike.
Institucionet dhe autoritetet e Republikës së Kosovës për zbatimin e këtij ligji do të respektojnë
parimet e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, parimet të konkurrencës së lirë
dhe trajtimit të barabartë, parimit të mosdiskriminimit,të transparencës, proporcionalitetit dhe
respektit reciprok.
Ky ligj mbështet parimet dhe kushtet e përcaktuara në legjislacionin e zbatueshëm për
ndihmë shtetërore, dhe ato që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
LIGJI Nr. 05/L - 079 për INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS mund ta gjeni këtu
UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr.01/2018 PËR MËNYRËN E VËNIES NË DISPOZICION TË PASURIVE TË PALUAJTSHME NË PRONËSI TË NDËRMARRJEVE PUBLIKE PËR ZHVILLIMIN DHE REALIZIMIN E PROJEKTEVE PËR INVESTIME STRATEGJIKE
Me këtë udhëzim administrativ përcaktohet procedura dhe mënyra e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme në pronësi të ndërmarrjeve publike për zhvillimin dhe realizimin e projekteve për investime strategjike.
UDHËZIMIN ADMINISTRATIV Nr.01/2018 mund ta gjeni këtu
UDHËZIM ADMINISTRATIV (QRK) NR 02/2018 PËR MËNYRËN DHE METODAT E VERIFIKIMIT TË PËRMBUSHJES SË KRITEREVE PËR PËRCAKTIMIN E STATUSIT TË INVESTITORIT STRATEGJIK
Me këtë udhëzim administrativ përcaktohet mënyra dhe metodat e verifikimit të përmbushjes së kritereve për përcaktimin e statusit të investitorit strategjik me qëllim të nxitjes, tërheqjen dhe krijimin e kushteve për realizimin e investimeve strategjike në Republikën e Kosovës.
UDHËZIM ADMINISTRATIV (QRK) NR 02/2018 mund ta gjeni këtu
RREGULLORE (QRK) NR. 19/2017 PËR MËNYRËN E PUNËS DHE FUNKSIONIMIT TË KOMISIONIT NDËRMINISTROR PËR INVESTIMET STRATEGJIKE1
Me këtë Rregullore përcaktohet mënyra e punës, organizimi dhe fushëveprimi i Komisionit Ndërministror për Investimet Strategjike (në tekstin e mëtejmë: Komisioni),i cili merret me vlerësimin, përzgjedhjen, monitorimin e zbatimit dhe mbikëqyrjen e projekteve për investime strategjike.
RREGULLORE (QRK) NR. 19/2017 mund ta gjeni këtu
UDHËZIM ADMINISTRATIV (QRK) NR. 11/2017 PËR FORMËN DHE PËRMBAJTJEN E REGJISTRIT LIDHUR ME PROJEKTET QË KANË MARR STATUSIN E INVESTIMEVE STRATEGJIKE
Me këtë udhëzim administrativ përcaktohet forma dhe përmbajtja e regjistrit për projektet që kanë marr statusin e investimeve strategjike. Regjistri i Investimeve Strategjike, në vijim “Regjistri”, është dokument publik, i cili përmban të dhënave mbi investimet strategjike të cilat kryhen në territorin e Republikës së Kosovës.
UDHËZIM ADMINISTRATIV (QRK) NR. 11/2017mund ta gjeni këtu
UDHËZIM ADMINISTRATIV (QRK) NR 15/2018 PËR MËNYRËN DHE METODAT E VERIFIKIMIT TË PËRMBUSHJES SË KRITEREVE PËR PËRCAKTIMIN E STATUSIT TË INVESTITORIT STRATEGJIK
UDHËZIM ADMINISTRATIV (QRK) NR 15/2018 mund ta gjeni këtu