Klima e investimeve

Legjislacioni  dhe Marrëveshjet

Sistem ligjor tërësisht të rindërtuar që nga viti 1999, në pajtim me legjislacionin e BE-së

Ligji për Investimet e Huaja  dhjetor 2013 (Ligji Nr. 04/2013) siguron trajtim të barabartë për investitorët e jashtëm dhe ata vendor

  • Trajtimi jo diskriminues
  • Mbrojtja dhe siguria e vazhdueshme
  • Kompensimi në rast të nacionalizimit apo shpronësimit, duke përfshirë edhe pagesën e interesit
  • Kompensimi në rast të shkeljeve të ligjeve të aplikueshmedhe ligjit ndërkombëtar për Kosovën
  • Transferimi i lirë si dhe përdorimi i pakufizuar i të ardhurave
  • Mbrojtja ndaj aplikimit retroaktiv të ligjeve
  • Veprimet jo ligjore apo mos veprimet

Marrëveshje bilaterale me një numër të shteteve për Mbrojtjen dhe Promovimin e Investimeve, si me:  SHBA (OPIC), Austrinë, Turqinë, Shqipërinë, Zvicrën, Belgjikën dhe Luksemburgun, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Maqedoninë e Veriut.

     Marrëveshjet sigurojnë:

  • Mbrojtje dhe Siguri të investimeve
  • Transfer të Lirë të Fondeve
  • Riatdhesim të Lirë të Profitit dhe Dividendës
  • Mbrojtje nga Aplikimi Retroaktiv i Ligjeve
  • Mbrojtje nga Shpronësimi

Themelimi i një kompanie

Të regjistrosh një biznes në Kosovë është e thjeshtë dhe në të njëjtën kohë edhe falas. Të gjitha bizneset dhe  markat tregtare janë të shënuar në listën e Regjistrit të Organizatave të Biznesit dhe Emrave Tregtar, dhe informatat themelore në lidhje me kompanitë e regjistruara mund të gjinden lirisht dhe në mënyrë të hapur përmes internetit.

Bizneset që veprojnë në Kosovë duhet të regjistrohen në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. ARBK funksionon në bazë të një sistemi elektronik të dhënash, si një proces më i thjeshtë, më i shpejtë, pa shpenzime për regjistrimin e bizneseve fillestare që realizohet përmes lidhjes ndërmjet 29 qendrave komunale të regjistrimit (me mundësi të shtimit të tyre) të njohura si zgjidhje “one-stop-shop” me zyrën qendrore të ARBK-së.