Përpunimi i drurit

Përpunimi i drurit

Punimi i drurit konsiderohet si një nga sektorët më strategjike me potencial të madh për rritje. Vëllimi total i tokës pyjore publike dhe private vlerësohet të jetë rreth 53 milion m³. Të dhënat statistikore tregojnë se 75% e kompanive të përpunimit të drurit prodhojnë produkte finale; 18% prodhojnë produkte të ndërmjetme (gjysmë-finale), dhe 10% prodhojnë lëndën e parë. Shumica e kompanive të përpunimit të drurit kanë pasur tregues pozitiv në vitet e fundit (rritje pozitive në qarkullim, prodhim me vlerë të shtuar, rritje në numrin e të punësuarve, rritje në eksport).

Destinacionet kryesore të eksportit: Gjermania, Austria dhe Zvicra (kryesisht dyer, dritare, kuzhina dhe mobile), si dhe vendet e tjera të rajonit.