Pasuritë natyrore të Kosovës paraqesin burim të kualitetit të lartë për turizëm. Jugu malor i Kosovës ka potencial të madh për turizmin dimëror. Një nga mundësitë më interesante është Qendra e Skijimit në Brezovicë, në malet e Sharrit. Ky resurs gjendet mes 1.700 dhe 2.500 m lartësi mbidetare. Ai ofron kushte të shkëlqyeshme të motit dhe borës si dhe sezon të skijimit nga nëntori deri në maj.
Brezovica mund të arrihet për një orë me makinë nga dy aeroporte ndërkombëtare Aeroportin e Prishtinës (60 km) dhe Shkupit (70 km)dhe gjendet në Parkun Kombëtarë të Sharrit në Republikën e Kosovës, vargu i maleve të Brezovicës shtrihet në 39,000 hektarë me terren të lartë malor alpin dhe pyje.
Po ashtu, në Malet e Sharrit, në pjesën më jugore në kufi me Maqedoninë dhe Shqipërinë, Kosova ofron për privatizim rreth 22.000 hektarë të tokës së pashkelur në pjesët malore që i përkasin NSH "Sharrprodhimi".
Ky rajon ofron mundësi të shkëlqyeshme të turizmit si: skijimit, eko-turizmin, lëshime me parashutë nga lartësitë malore, çiklizmin malor, ngjitjen në shkëmbinj, alpinizëm, kalërim etj.
Toka në komunën e Dragashit është me bukuri magjepse. Ajo paraqet qartë një pronë të mrekullueshme për eko-turizëm. Mundësi tjetër për investime: Qendra e Skijimit në Rugovë. Kosova është kryesisht e pasur me male, liqene artificiale dhe lumenj, gjë e cila ofron mundësi të mira të gjuetisë dhe peshkimit.
Prodhimtaria shumë e përhapur e punimeve artizanale në Kosovë si Filigrani (me argjend) përfaqëson një atraksion për turistët e huaj.
Për më tej, Kosova ka potencial për zhvillimin e turizmit kulturor me vende të ndryshme religjioze me një vlerë të jashtëzakonshme kulturore dhe historike.
Janë të njohura burimet e famshme termale të Kosovës, për shkak të efekteve shëruese të tyre. Për këtë lëmi, investitorët e huaj do të gjejnë një kërkesë të lartë në tregun rajonal dhe atë të brendshëm.