Procesi i themelimit të kompanisë

Të regjistrosh një biznes në Kosovë është e thjeshtë dhe në të njëjtën kohë edhe falas. Të gjitha bizneset dhe  markat tregtare janë të shënuar në listën e Regjistrit të Organizatave të Biznesit dhe Emrave Tregtar, dhe informatat themelore në lidhje me kompanitë e regjistruara mund të gjinden lirisht dhe në mënyrë të hapur përmes internetit. 

Bizneset që veprojnë në Kosovë duhet të regjistrohen në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. ARBK vepron në bazë të një data baze elektronike, si një proces më i thjeshtë dhe më i shpejtë i regjistrimit pa pagesë të bizneseve të reja.

Ekzistojnë 29 qendra komunale të regjistrimit të njohura si zgjidhje “one-stop shop” (me mundësi të shtimit të tyre) të njohura si zgjidhje “one-stop-shop” me zyrën qendrore të ARBK-së. 

Proceduarat e regjistrimit te biznesit në Kosovë janë mjaftë të thjeshta dhe të shpejta. Për investimet e jashtme ekziston  Ligji për Investimet e Huaja, i cili mbron investitorët e huaj dhe i trajton të barabartë me investitorët e brendshëm.

Për të operuar si biznes legjitim, ndërmarrjet e huaja dhe vendore duhet të regjistrohen në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si një nga këto kategori biznesesh:

1. Biznesi individual

2. Ortakëri e përgjithshme

3. Ortakëri e Kufizuar

4. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara

5. Shoqëritë aksionare 

6. Shoqëria e Huaj Tregtare

7. Zyra e Përfaqësisë së Shoqërisë së Huaj Tregtare

8. Ndërmarrjet  shoqërore

9. Ndërmarrjet  publike

10. Kooperativat  bujqësore

Format ligjore të ndërmarrjeve

Ngjashëm me praktikat e përgjithshme të vendeve të BE-së vetëm disa lloje të bizneseve mund të regjistrohen në Kosovë. Në bazë të Ligjit mbi Shoqëritë Tregtare (nr. 02/L-123) ekzistojnë këto lloje të bizneseve: bizneset individuale, ortakëritë e përgjithshme,  shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara, ortakëritë e kufizuara dhe shoqëritë aksionare.

Ne pajtim me klauzolat e Ligjit për Investimet e Huaja, kompanive të huaja u lejohet të angazhohen në aktivitetet e bizneseve të hapura për biznese vendore. Për më tepër, nuk ka asnjë kufizim lidhur me pjesën e kapitalit që subjektet e huaja janë të lejuara ta mbajnë. Prandaj, subjektet e huaja mund të themelojnë ndërmarrje vartëse dhe degë të ndërmarrjes në të njëjtën mënyrë, dhe në të njëjtën masë, sikurse organizatat e bizneseve vendore.