Shërbimet tona

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA)

Agjencia për Investimeve dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) është agjenci shtetërore e Kosovës mandati i së cilës është të promovojë dhe mbështesë investimet, eksportin, turizmin, NVM-të, dhe Zonat Ekonomike në Republikën e Kosovës.

Sektori për promovimin e investimeve:

Faza para investimeve, nënkuptohen shërbimet që i ofrohen një investitori të huaj para procesit të investimit në Kosovë, duke ofruar shërbimet në vijim:

- Ndihmë dhe këshilla si ta filloni një biznes të ri në Kosovë;

- Asistim në procedurat e regjistrimit të biznesit;

- Asistim në aplikim për licenca dhe leje të nevojshme për biznesin tuaj;

- Organizimi i takimeve me institucione lokale dhe qendrore si dhe takime me biznese vendore dhe të huaja;

- Ndihmë për identifikimin e vendit ideal për të lokalizuar biznesin tuaj.

Faza gjatë investimeve, nënkupton procesin e investimit në kuadër të së cilit kompanisë së huaj i ofrohen shërbimet si në vijim:

- Ndihmë për të gjetur patundshmëri që të akomodoni biznesin  tuaj;

- Ndihmë në aplikimin dhe vendosjen nëpër zona industriale dhe inkubator biznesi;

- Sigurimi i informatave për sektor specifik, projekte të ndryshme dhe partnerë të mundshëm, me të cilët ju mund të bashkëpunoni;

Faza pas investimeve ( After-care), nënkupton procesin në kuadër të së cilit kompania që ka investuar në Kosovë, dhe ka nevojë për shërbime shtesë, KIESA në këtë drejtim ofron projektin e kujdesit të mepastajmë. Në këtë proces kompania e huaj aktuale që ka investuar ka të drejt të shfrytëzojë shërbimet si në vijim:

- Shërbimi After-care (kujdesi i mëpastajmë ndaj investitorëve).

- Asistencë në organizimin e takimeve dhe pjesëmarrje në konferenca dhe takime B2B;

- Njoftim mbi ndryshimet e reja në ligje, taksa dhe informata të tjera shtesë.

Sektori për promovimin e eksportit:

Me qellim të krijimit të një shërbimi më të mirë për bizneset Kosovare dhe plasimin e produkteve jashtë vendit dhe për rrjedhojë rritjen e eksporteve, sektori i eksporteve ofron shërbimet përkatëse në ketë drejtim, siç janë :

- Bashkëpunon me kompanitë eksportuese, asociacionet e bizneseve, institucionet donatore, operatorët turistikë për bashkërenditje të aktiviteteve që ndërlidhen me aktivitetet e sektorit për promovim të eksportit;

- Mbajtjen e bazës së të dhënave për kompanitë eksportuese;

- Koordinon punët ndërinstitucionale lidhur me çështjet e promovimit të kompanive eksportuese dhe operatorëve turistikë;

- Mbështet organizimin e panaireve brenda dhe jashtë vendit;

- Organizon seminare dhe takime studimore për plotësim të kërkesave të tregjeve të jashtme;

- Bashkëpunon me shoqatat e biznesit për zhvillimin e politikave promocionale dhe iniciativave për eksport.

 

Sektori për projekte në fushën e NVM-ve:

- Skema Voucher e këshillëdhënies, që nënkupton ofrimin e këshillimeve duke mundësuar subvencionimin e një pjese të këshillimeve për biznese, në fushat në interes për ndërmarrjet;

- Dialogu publiko-privat përmes aktiviteteve të “Ditëve të Biznesit të Vogël“, ka të bëj me organizimin e konferencave me biznes në 7 rajonet e Kosovës. Qëllimi i konferencave është të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel qendror dhe lokal.

- Top NVM-ja më konkurruese, ka të bëjë me njohjen e kontributit që NVM-të kanë dhënë për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve;

- Internship biznesi, mundëson mbajtjen e praktikës dymujore të posa diplomuarve në komunitetin e biznesit privat;

- Panairi “Gratë në Biznes”, ka të bëjë me përkrahjen e grave ndërmarrëse për promovimin e produkteve dhe gjetjen e tregjeve të reja;

- Promovimi i ndërmarrësisë te të rinjtë, me qëllim të përkrahjes së ndërmarrësve të rinj KIESA përkrahë të rinjtë me ofrimin e çmimeve për “Planet më të mira të biznesit” për ndërmarrësit e rinjë (Startup).

- Fondi Kosovar për Garantimin e kredive, përkrahë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që të kenë qasje më të lehtë në kreditë e bankave komerciale, duke garantuar një pjesë të kolateralit.

Sektori për zhvillimin e zonave ekonomike:

- Njofton investitorët potencialë me legjislacionin primar dhe sekondar të Parqeve Industriale dhe Teknologjike;

- Ofron informata për infrastrukturën fizike në kuadër të PIT të legalizuara;

- Pranon, shqyrton dhe vlerëson aplikacionet të ofruara nga zhvilluesit e PIT;

- Bashkëpunon me komunat e Kosovës, për krijimin dhe ndërtimin e infrastrukturës të Parqeve Industriale dhe Teknologjike;

- Promovon Parqet Industriale dhe Teknologjike përmes diskutimeve nëpër konferenca dhe takime;

- Bashkëpunon dhe koordinohet me komunat për vendosjen e investitorëve të huaj dhe vendor në PIT;

- Shqyrton ankesat e bizneseve për Parqeve Industriale dhe Teknologjike si dhe për Parkun e Biznesit në Drenas.