Taksat

Politika tatimore në Kosovë është e orientuar drejt rregulloreve të thjeshta të cilat sigurojnë bazë të gjerë tatimore dhe parandalojnë evazionin tatimor. Tatimet dallojnë në bazë të formës së biznesit dhe qarkullimit vjetorë.

Administrata tatimore aplikon tri regjime të kryesore të tatimeve:

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh)

Tatimi në të Ardhurat e Korporatave (TAK)

Tatimi në të Ardhurat Personale (TAP)

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në Kosovë është më i ulëti në regjion. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (Ligji Nr. 05/L-37) vlen për të gjithë importuesit dhe bizneset me qarkullim  vjetor më të mëdha se 30,000€. Shkalla e TVSH-së është  8% për produktet bazë (shërbimet dhe shporta e ushqimit) dhe  18% për produktet tjera. Eksportueseve u rimbursohet TVSH- ja në tërësi për mallrat e eksportuara.

Liberalizimi i Importit:

  • Linjat e prodhimit dhe pajisjet për prodhim
  • Lënda e parë për prodhim (që nuk prodhohet në Kosovë)
  • Disa nga Pajisjet e teknologjisë informative (TI)

Tatimi në Dividendë: 0%

Tatimi në të Ardhurat e Korporatave

Ky tatim paguhet çdo tre muaj varësisht nga qarkullimi vjetorë. Norma e tatimit në korporata me qarkullim vjetorë mbi 50,000€ është 10%.

Tatimet në të ardhurat personale

Tatimi në të ardhurat Personale (Ligji Nr. 05/L-028) vlen për personat fizik që marrin të ardhurat personale nga burimet në Kosovë dhe të ardhurat e huaja nga qytetarët Kosovar. Tatimi në të ardhura 0 -10 % (Progresive)

Ky lloj tatimi aplikohet në të ardhura nga paga, biznesi, qiraja, interesi, pasuria e patundshme etj. Normat tatimore të tatimit në të ardhura personale nga paga janë normal progresive duke u bazuar në lartësinë e pagës së fituar dhe njëherit norma më të ulëta në regjion dhe në shtetet e UE.

Normat tatimore janë:

0% deri në 960 euro/vit

4% mbi 960 dhe 3000 euro/vit

8% mes të 3001 dhe 5400 euro/vit

10% mbi 5400 euro/vit

Kontributi pensional

Përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e llogarive individuale për kursimin e pensionit është Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës. Ky tatim obligon të punësuarin por edhe punëdhënësin të kontribuojnë në financimin e pensioneve të punësuarit me normë prej 5% të pagës nga ana e të punësuarin dhe 5% nga ana e punëdhënësit.

Kodi specifik  tatimor për zhvlerësim

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat e Korporatës (nr.05/L- 029), shuma e lejuar për zbritje të zhvlerësimit për periudhën tatimore do të përcaktohet me aplikimin e përqindjeve të poshtëshënuara për llogaritë kapitale përmes metodës së balancimit të zbritjes:

Kategoria 1: Ndërtesat; pesë për qind (5%)

Kategoria 2: Automjetet dhe pajisjet për zyre; njëzet për qind (20%)

Kategoria 3: Makineritë dhe automjetet për transport të rëndë; pesëmbëdhjetë për qind (15%)