Shërbimi Doganorë kontrollon importimin dhe eksportimin duke mundësuar mbrojtjen e ekonomisë si dhe mbrojtjen e markave tregtare, dhe gjeneron statistika të sakta për tregtinë e jashtme.
Taksat kufitare dhe tatimet doganore rregullohen me Kodin doganor dhe të akcizave të Kosovës, Ligji Nr. 03/L-109. Po ashtu ligje specifike të lëshuara nga tatimet doganore (përfundimtare apo të pjesshme ) janë të aplikuara nga doganat.
Tarifat doganore në Kosovë së i përket importit është 10 % ndërsa 0% në eksport.
Mallrat me origjinë nga BE-ja sipas Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) me Bashkimin Evropian (BE) janë variabile 9% dhe nivele tjera varësisht nga fazat e marrëveshjes vit pas viti dhe numrit të tarifës.
0% për mallrat që importohen nga vendet e CEFTA
8 - 18% tatimi mbi vlerën e shtuar
Taksa e akcizës variabile për produktet si: duhani, nafta, alkooli, etj.
Për detaje të hollësishme mbi normat doganore dhe taksat e akcizave të cilat zbatohen për disa mallra specifike dhe mbi importin e mallrave, ju lutem kontaktoni Shërbimin Doganor të Kosovës.
Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) me Bashkimin Evropian (BE) – e nënshkruar në Tetor 2015 në fuqi që nga 1 Prilli i vitit 2016. Për më shumë shih linkun: http://mti.rks-gov.net/page.aspx?id=1,153
- Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me BE-në (28 vende).
- Treg me mbi 500 milion – i treti madh në botë për nga popullsia pas Kinës dhe Indisë
CEFTA (2006)
- Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Evropën Qendrore (CEFTA), përfshinë 7 vendet jo-anëtare të BE-së: Shqipërinë, Bosnja dhe Hercegovinënen, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Malin i Zi dhe Serbinë
- Popullsia: 21 milion
Programi i Sistemit të Gjeneralizuar të Preferencave (Generalized System of Preferences (GSP) Program) me SHBA, Japoninë dhe Norvegjinë
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë (pret ratifikimin nga Kosova)