Dogana

Shërbimi Doganorë kontrollon importimin dhe eksportimin duke mundësuar mbrojtjen e ekonomisë si dhe mbrojtjen e markave tregtare, dhe gjeneron statistika të sakta për tregtinë e jashtme.

Taksat kufitare dhe tatimet doganore rregullohen me Kodin doganor dhe të akcizave të Kosovës, Ligji Nr. 03/L-109. Po ashtu ligje specifike të lëshuara nga tatimet doganore (përfundimtare apo të pjesshme ) janë të aplikuara nga doganat.

Tarifat doganore në Kosovë së i përket importit është 10 % ndërsa 0% në eksport.

Mallrat me origjinë nga BE-ja sipas Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) me Bashkimin Evropian (BE) janë variabile 9% dhe nivele tjera varësisht nga fazat e marrëveshjes vit pas viti dhe numrit të tarifës.

0% për mallrat që importohen nga vendet e CEFTA

8 - 18% tatimi mbi vlerën e shtuar

Taksa e akcizës variabile për produktet si: duhani, nafta, alkooli, etj.

Për detaje të hollësishme mbi normat doganore dhe taksat e akcizave të cilat zbatohen për disa mallra specifike dhe mbi importin e mallrave, ju lutem kontaktoni Shërbimin Doganor të Kosovës.

Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) me Bashkimin Evropian (BE) – e nënshkruar në Tetor 2015 në fuqi që nga 1 Prilli i vitit 2016. Për më shumë shih linkun: https://mti.rks-gov.net/page.aspx?id=1,153

  • Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me BE-në (28 vende).
  • Treg me mbi 500 milion – i treti madh në botë për nga popullsia pas Kinës dhe Indisë

CEFTA (2006)

  • Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Evropën Qendrore (CEFTA), përfshinë 7 vendet jo-anëtare të BE-së: Shqipërinë, Bosnja dhe Hercegovinënen, Kosovën, Maqedoninë, Moldavinë, Malin i Zi dhe Serbinë
  • Popullsia: 21 milion

Programi i Sistemit të Gjeneralizuar të Preferencave (Generalized System of Preferences (GSP) Program)  me SHBA, Japoninë dhe Norvegjinë

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë (pret ratifikimin nga Kosova)