Rrjeti rrugor
Rrjeti rrugor i përbërë prej 2.012,0 km. Rrugë magjistrale janë 629 km, Ndërkombëtare 78.0km, dhe 1.305,0 rrugë regjionale.
Hekurudha
Rrjeti hekurudhor në Kosovë ka një gjatësi të kombinuar prej 333km. Ai mbulon tërë territorin, duke lidhur të dy rajonet, jugun-veriun dhe lindjen-perëndimin. Në anën jugore si dhe në atë veriore linja hekurudhore ofron qasje në rrjetin ndërkombëtar hekurudhor.
Rehabilitimi dhe modernizimi në vazhdim e sipër i sistemit hekurudhor në Kosovë, ofron bazë solide për t’i përmbushur kërkesat në rritje për shërbime logjistike. Ndërtimi i linjës së re që do të lidhë Prishtinën me portin e Durrësit në Shqipëri, është në zhvillim e sipër.
Transporti ajror
Veç rrjetit rrugor e hekurudhor, Kosova ka një aeroport modern ndërkombëtar. Me më shumë së një milion pasagjerë në vit, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës radhitet në mesin e aeroporteve më të frekuentuara të rajonit, duke ofruar disa vija ajrore ndërkombëtare dhe fluturime në qendrat më të rëndësishme evropiane.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës i është dhënë me koncesion Limak Airpot de Lyon për një periudhë 20-vjeçare, në shkëmbim të 100 milionë € investime për modernizimin dhe zgjerimin e Aeroportit, duke ndihmuar që të bëhet një qendër kyç në të ardhmen e afërt.
Distanca e udhëtimit nga Prishtina për në Qendrat Regjionale shprehur në kilometra (km):
Qyteti
|
Kilometra
|
Shkupi
|
86
|
Sofja
|
279
|
Selaniku
|
329
|
Tirana
|
256
|
Beogradi
|
355
|
Durrësi
|
262
|
Sarajeva
|
390
|
Bari - Itali
|
531
|
Zagrebi
|
741
|
Budapesti
|
747
|
|
|