Telekomunikacioni

Telekomunikimi

Sektori i telekomunikimit në Kosovë, dominohet nga Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK) dhe IPKO PTK është ndërmarrje tërësisht shtetërore dhe ofron shërbime të ndryshme telekomunikimi duke filluar nga ato të postës, telefonisë fikse në atë të telefonisë mobile dhe të internetit.

Rrjeti fiks - momentalisht përbëhet nga 57,332 lidhje telefonike. Për më tej, ekzistojnë 328 pika për telefona me pagesë që gjenden në vende publike si dhe në zyrat e postës. Janë 5 operatorë të autorizuar , Telekomi i Kosovë, IPKO, Kujtesa.Net, Fiber Link dhe KONET. Telekomi i Kosovës mbulon 80.5% të tregut.

Rrjeti mobil - Shërbimet GSM në Kosovë, momentalisht ofrohen nga Telecom of Kosovo (TiK) dhe IPKO- një kompani në pronësi të Telekomit Slloven dhe dy operator të licencuar virtual Zmobile dhe D3mobile. Përveq kësaj TiK dhe IPKO ofrojn UMTS dhe shërbime LTE. TiK ka mbi 1,018,324 përdorues, ndërsa IPKO ka arritur 592,876 përdorues. Të dyja mbulojnë rreth 90% të tregut.

Shërbimet postare - Përveç PTK shërbimet postare i ofrojnë edhe shumë kompani të huaja që operojnë edhe në Kosovë si UPS, TNT, FEDEX, DHL.

Interneti – Kosova ka mbi 54 provider të internetit të autorizuar (ISP) nga të cilët katër prej tyre kanë lidhje direkte në portën (rrjetin) ndërkombëtar. Penetrimi i shërbimeve të internetit për shtëpi gjatë T1 2016 ishte rreth 74%.

Burimi: Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës