Si të vijmë në Kosovë?
Për të ardhur në Kosovë duhet të keni pasaportë valide, po ashtu nëse jeni pjesë e kësaj liste nuk keni nevojë për vizë.
Ndërsa nëse ju duhet viza për të aplikuar të gjitha informatat mund t’i gjeni në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Leja e qëndrimit dhe e punës
Nëse dëshironi të punoni në Kosovë, do të duhet të aplikoni për leje qëndrimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Si mund të udhëtoj në Kosovë?
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ndodhet 15 km në jugperëndim të Prishtinës, ka lidhje të mira me të gjitha destinacionet kryesore të botës.
Po ashtu përmes rrugëve tokësore
Nga Shqipëria: Vërmica, Morina dhe Qafë Prushi
Nga Maqedonia e Veriut: Hani i Elezit dhe Glloboçica
Nga Mali i Zi: Gryka e Çakorit dhe Zhlebi
Nga Serbia: Merdari, Dheu i Bardhë, Muqibaba, Jarinje, Gazivoda