Punë praktike në ndërrmarje

Programi “Punë praktike në ndërrmarje’’ është program që implementohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë / KIESA, që nënkupton mundësinë për një numër të caktuar të studentëve dhe të sapo diplomuarve për punë praktike dymujore, në komunitetin e biznesit, duke krijuar një urë lidhëse mes  institucioneve qeveritare, universiteteve dhe komunitetit të biznesit për bashkëpunim.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është ndërtimi i komunikimit dhe bashkëpunimit permanent ndërmjet universiteteve dhe komunitetit të biznesit, që operojnë në territorin e Kosovës, me qëllim që të shkëmbimit të përvojave dhe rritjes së konkurrueshmërisë së bizneseve, duke përdorur metodat e reja dhe transferin e njohurive nga universitetet te komuniteti i biznesit.