Zonat Ekonomike

Ligji Nr. 08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike


Ky ligj ka për qëllim të rregullojë themelimin, administrimin, menaxhimin, promovimin, shfrytëzimin dhe monitorimin e parqeve industriale dhe parqeve teknologjike, përfshirë inkubatorët e biznesit në Republikën e Kosovës.

Qëllimet e parkut industrial dhe teknologjik janë:

  • - Mbështetja e investimeve të përgjegjshme dhe të qëndrueshme;
  • - Nxitja e veprimtarisë prodhuese dhe përpunuese, inovacionit dhe ofrimit të shërbimit me vlerë të shtuar;
  • - Punësimi dhe aftësimi;
  • - Nxitja dhe zhvillimi i ekosistemit inovativ dhe bashkëpunimit mes shoqërive tregtare e promovimi i tyre;
  • - Rritja e konkurrueshmërisë dhe mbështetja e eksportit;
  • - Nxitja e teknologjisë së përparuar;
  • - Zhvillimi rajonal; etj.


Ligji përcakton tri lloje parqesh:

  • - Park industrial i përgjithshëm;
  • - Park industrial i specializuar;
  • - Park për inovacion dhe teknologji.


Parku industrial dhe teknologjik themelohet me vendim të Qeverisë pas rekomandimit të Ministrisë.

Themelimin e parkut industrial dhe teknologjik mund ta propozojë:

  • - Ministria,
  • - Agjencia e Investimeve dhe Eksporteve (AIE),
  • - Komuna,
  • - Shoqëritë tregtare vendore ose ndërkombëtare të regjistruara në Kosovë,
  • - Asociacionet e biznesit vendore ose ndërkombëtare të regjistruara në Kosovë.
     

Ligji përcakton edhe kushtet për funksionimin e parqeve industriale dhe teknologjike, përfshirë aspektet e menaxhimit, administrimit, shfrytëzimit, monitorimit, regjistrimit zyrtar, si dhe shfuqizimit në raste të veçanta kur një park nuk zhvillohet brenda afateve të përcaktuara ligjore.

Ky ligj zëvendëson Ligjin për Zonat Ekonomike (Nr. 04/L-159).
 

Për informacion të mëtejshëm, shikoni ligjin në faqen zyrtare të Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës: Ligji Nr. 08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike