Zonat e lira ekonomike

Qeveria me vendim themelon zonat e lira në bazë të propozimit të Ministrisë dhe konsultimit me Doganat e Kosovës dhe komunën në territorin e së cilës parashikohet të themelohet zona e lirë. Për themelimin dhe administrimin e zonës së lirë zbatohen dispozitat përkatëse të Kodit të Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës.


Zonat e lira që përfshijnë ose gjenden brenda territorit të një qyteti ose vendbanimi mund të mos

rrethohen nëse Qeveria, pas konsultimit me Doganat e Kosovës, vlerëson se një gjë e tillë nuk e pengon administrimin e zonës së lirë si dhe zbatimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës.

  1. Zona e Lirë Ekonomike në Zonën kadastrale në Mitrovicë,
  2. Zona e Lirë Ekonomike në Zonën kadastrale në Gjakovë dhe
  3. Zona e Lirë Ekonomike në Zonën kadastrale në Prizren,