Iniciativa për themelimin e Zonës Ekonomike (ZE)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka iniciuar procedurat për krijimin e Parkut Industrial dhe Teknologjik – Parku i Përgjithshëm, i cili ndodhet përballë Parkut të Biznesit në Drenas.

KIESA ka zhvilluar të gjitha procedurat në përputhje me legjislacionin përkatës për Parqet Industriale dhe Teknologjike, dhe me Vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 13.06.2024, është themeluar Parku i Përgjithshëm me një sipërfaqe prej 36.50 hektarësh, me kohëzgjatje prej 99 vitesh.

Aktualisht, nuk ka iniciativa të tjera për themelimin e Parqeve Industriale dhe Teknologjike.