Procedurat e aplikimit për krijimin e Parkut Industrial dhe Teknologjik

Parqet Industriale dhe Teknologjike iniciohen dhe krijohen konform me Ligjin Nr. 08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike dhe aktet nënligjore që dalin nga ky ligj.

Procedurat për aplikim

1. Iniciuesi për krijimin e Parkut Industrial dhe Teknologjik, fillimisht i paraqet kërkesë me shkrim Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

 2. Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten:

1. Akti i themelimit (vendimi, statuti);

2. Arsyeshmëria (studimi i fizibilitetit) për krijimin e PIT;

3. Dëshminë mbi pronësinë apo posedimin/kontratën e shfrytëzimit;

4. Plani rregullues urban komunal;

5. Pëlqimin nga institucionet përgjegjëse:

  • - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
  • - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – VNM;
  • - Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale;
  • - Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit
  • - Ministria e Infrastrukturës;
  • - Komuna përgjegjës;

6. Dëshmi që ka zhvilluar konsultimet publike;

7. Projekti ideor i PIT ;

8. Plani investues;

9. Kohëzgjatja e operimit të Parkut;

10. Projekt për trajtimin e ujerave te zeza;

11. Projekt për furnizim me ujë;

12. Projekt për furnizim me energji elektrike-zgjidhja teknike.

Agjencia pas pranimit të kërkesës në afat prej 60 ditësh shqyrton kërkesën dhe i jep përgjigje aplikuesit në formë të shkruar.