Aktivitete në natyrë

Rugova dhe Brezovica, janë dy prej maleve më të njohura që ofrojnë gjatë gjithë vitit aktivitete në natyrë (outdoor) si hiking dhe climbing (ngjitje).

Rugova, njëra nga shume vendet, ku ju jo vetëm se mund të bëni hiking dhe climbing, por edhe të kënaqeni në ngjitje në shkëmbinj në vende të rrethuara me murre të larta. Për njerëzit të cilëve nuk u pëlqejnë aktivitetet në natyrë, Rugova gjithashtu ofron një peizazh që të lë pa frymë për nga bukuria e saj si dhe një kuzhinë vendore autentike. Malet e Brezovicës në dimër janë ideale për ski dhe gjate verës për ecje. Akomodimi më së shumti bëhet nëpër shtëpi, dhe disa hotele që gjenden rrëzë malit, ndërsa shpatet e mbuluara me borë sigurojnë vend të mjaftueshëm për skiatorët, snowboardistët dhe ata që dalin për shëtitje. Për shkak të afërsisë me aeroportet e Prishtinës dhe të Shkupit, ky rezort është një destinacion  i mundshëm për turistët ndërkombëtarë, ndërkaq ka potencial të bëhet destinacioni turistik dimëror më i favorshëm në Ballkan.

Shtegu ndër-kufitar i ecjes “ Majat e Ballkanit” kalon përgjatë Shqipërisë, Kosovës dhe Malit te Zi.

Shtegu transnacional Majat e Ballkanit na çon në njërin nga rajonet më të largëta dhe më të egra malore të Ballkani perëndimor.   Duke shfrytëzuar shtigjet e vjetra të barinjve, shtegu kalon përgjatë maleve te larta alpine në lartësi mbidetare deri në 2,300 metra,  e i cilin na çon në një pamje të egër malore dhe pejsazh me diversitet e cila na bënë të mbesim pa fryme, duke nisur nga luginat e gjelbra e deri te pastërtia e kristaltë e ujit të liqeneve, ujëvarat, lumenjtë dhe fshatrat e largëta piktoreske malore, ku të lëne përshtypjen se koha për to ka ndalur. Mbi te gjitha është një “pasuri e fshehtë” për adhuruesit e natyrës dhe ecjes. Për me shume vizitoni: http://www.peaksofthebalkans.com