Akomodimi & ushqimi

Akomodimi

Kosova ka shumë hotele të shpërndara nëpër tërë territorin e saj. Hotelet zakonisht vlerësohen me dy deri në katër yje dhe çmimet e tyre sillen mes 30 dhe 150 euro për natë. Hotelet më të njohura në kryeqytetin e Prishtinës janë: Swiss Diamond Hotel, Hotel Prishtina, Hotel Baci, Hotel Pejton, Emerald Hotel, Hotel Afa, Hotel Royal, Hotel Gorenje dhe Hotel Sirius. Hotelet më moderne zakonisht veprojnë me kapacitet të plotë. Këshillohet që rezervimet të bëhen para udhëtimit.

Ushqimi

Në Kosovë në restorante, bistro, kafene dhe hotele shërbehet ushqim dhe pije të llojllojshme (kuzhina tradicionale ballkanase, kuzhina italiane, etj.). Për më tepër, ka shumë restorante në Prishtinë dhe në qytetet tjera që ofrojnë specialitete ndërkombëtare (tajlandeze, indiane, kineze, meksikane, etj.) Restorantet në Vërmicë dhe në Istog po ashtu janë një atraksion i rëndësishëm për specialitetin e tyre unik të troftës.