Skema Voucher e këshillëdhënies, që nënkupton ofrimin e këshillimeve duke mundësuar subvencionimin e një pjese të këshillimeve për biznese, në fushat në interes për ndërmarrjet; Dialogu publiko-privat përmes aktiviteteve të “Ditëve të Biznesit të Vogël“, ka të bëj me organizimin e konferencave me biznes në 7 rajonet e Kosovës. Qëllimi i konferencave është të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel qendror dhe lokal. Top NVM-ja më konkurruese, ka të bëjë me njohjen e kontributit që NVM-të kanë dhënë për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve; Internship biznesi, mundëson mbajtjen e praktikës dymujore të posa diplomuarve në komunitetin e biznesit privat; Panairi “Gratë në Biznes”, ka të bëjë me përkrahjen e grave ndërmarrëse për promovimin e produkteve dhe gjetjen e tregjeve të reja; Promovimi i ndërmarrësisë te të rinjtë, me qëllim të përkrahjes së ndërmarrësve të rinj KIESA përkrahë të rinjtë me ofrimin e çmimeve për “Planet më të mira të biznesit” për ndërmarrësit e rinjë (Startup). Fondi Kosovar për Garantimin e kredive, përkrahë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që të kenë qasje më të lehtë në kreditë e bankave komerciale, duke garantuar një pjesë të kolateralit.