Parku i Biznesit në Drenas

Parku i Biznesit në Drenas, është krijuar në vitin 2010 me sipërfaqe 24 ha. Kanë përfunduar ndërtimet e infrastrukturës fizike (rrugë, rrymë, ujë, kanalizim, sigurim fizik, gjelbërim, etj.). Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë investimet në këtë park.

Momentalisht janë të vendosura 41 biznese me veprimtari të ndryshme biznesore, duke filluar nga prodhimet farmaceutike, prodhimin e liftave, metalpunues, sektori i drurit, paneleve të ndryshëm e deri tek riciklimi i plastikës. Nuk ka hapësira të lira për vendosje të bizneseve në këtë Park.