Parku Teknologjik Shtime, është krijuar në vitin 2013 me sipërfaqe 10.7 ha. Investimet e para për rregullimin e infrastrukturës fizike kanë filluar në vitin 2014 dhe kanë përfunduar në fund të vitit 2017.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me komunën kanë bërë investimet në këtë park. Në
Parkun Teknologjik janë të vendosura rreth 10 biznese të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre biznesore si p.sh. konservimi i perimeve, prodhimin e shtyllave elektrike nga betoni, prodhimin e pllakave nga kuarci dhe mermeri, përpunimin e llojeve të xhamave etj.
Nuk ka hapësira të lira për vendosje të bizneseve në këtë Park.