Parku Industriale në Mitrovicë

Parku Industrial në "Frashër i Vogël-Zhigovina" në Mitrovicë, është krijuar në vitin 2014 me sipërfaqe 48 ha.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes  Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me komunën në vitin 2014 kanë filluar investimet e para këtë park, mirëpo në mungesë të mjeteve buxhetore ende nuk është arritur finalizimi i ndërtimit të infrastrukturës fizike, megjithatë ka filluar nënshkrimi i kontratave për vendosjen e disa bizneseve, duke përfshirë veprimtari të ndryshme si: prodhimin e mobileve, prodhimin e ngjyrave dhe ngjitësve, prodhimin e dyerve nga druri, përpunimin e mbetjeve medicinale etj.

Deri me tani veprimtarinë biznesore ka filluar vetëm një biznes.