Zona Agro-Industriale, është krijuar në vitin 2015 me sipërfaqe prej 28 ha. Kanë filluar investimet e para në këtë zonë, respektivisht në rrethoj, rrymë dhe ujë.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me komunën në vitin 2015 kanë filluar investimet në këtë zonë, mirëpo në mungesë të mjeteve buxhetore ende nuk është arritur finalizimi i ndërtimit të infrastrukturës fizike për të u vendosur bizneset, megjithatë ka filluar vendosja e bizneseve në këtë zone ekonomike.