Parku Industrial në Shirokë, është krijuar në vitin 2017 me sipërfaqe prej 162 ha, ku aktualisht janë të vendosura një numër i bizneseve duke ushtruar veprimtarinë biznesore.
Bizneset që janë të vendosura ushtrojnë veprimtari të ndryshme si p.sh. prodhimin e këpucëve, fasadave, përpunues i pijeve freskuese, prodhimin e elementeve nga betoni, përpunim dhe konservim të perimeve, përpunimin e mermerit dhe granitit etj.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me komunën e Suharekës, në vitin 2017 kanë filluar investimet e para në rregullimin e infrastrukturës në këtë zone, si dhe janë duke vazhduar investimet me qëllim të lehtësimit të ushtrimit të veprimtarisë biznesore.