Shërbimet e sektorit për promovimin e eksportit

Sektori për promovimin e eksportit:

Me qellim të krijimit të një shërbimi më të mirë për bizneset kosovare dhe plasimin e produkteve jashtë vendit dhe për rrjedhojë rritjen e eksporteve, sektori i eksporteve ofron shërbimet përkatëse në ketë drejtim, siç janë :

  • Bashkëpunon me kompanitë eksportuese, asociacionet e bizneseve, institucionet donatore, operatorët turistikë për bashkërenditje të aktiviteteve që ndërlidhen me aktivitetet e sektorit për promovim të eksportit;
  • Mbajtjen e bazës së të dhënave për kompanitë eksportuese;
  • Ndihmon  kompanitë eksportuese të plasojnë mallrat e tyre në tregjet ndërkombëtare;
  • Koordinon punët ndërinstitucionale lidhur me çështjet e promovimit të kompanive eksportuese dhe operatorëve turistikë;
  • Mbështet organizimin e panaireve brenda dhe jashtë vendit;
  • Organizon seminare dhe takime studimore për plotësim të kërkesave të tregjeve të jashtme;
  • Bashkëpunon me shoqatat e biznesit për zhvillimin e politikave promocionale dhe iniciativave për eksport.